Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Sinjali
Në një postim në platformën X, Osmani ka thënë se me Lajçakun kanë biseduar për zhvillimet e fundit në rajon me theks procesin e dialogut mes dy vendeve.
“Me Miroslav Lajçakun në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks në dialogun Kosovë – Serbi. Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për gjithë rajonin dhe për sigurinë e stabilitetin e Evropës”, shkroi ai.
W/ @MiroslavLajcak in #Brussels, on the latest developments in the region with an emphasis on the Kosovo – Serbia dialogue. The accelerated #EU integration of #WB is crucial for the entire regional & European security and stability pic.twitter.com/aV7NgncldI— Bujar Osmani (@Bujar_O) January 23, 2024