Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya.
Takimi u realizua dje, në kuadër të Samitit EPC, në të cilin Kosova u përfaqësua nga presidentja Osmani.
Presidentja bjelloruse u shpreh mirënjohëse për takimin me Osmanin, duke thënë se “kosovarët e dinë se çfarë do të thotë të luftosh për liri dhe dinjitet”.
“Diskutuam mbështetjen për gazetarët në mërgim që kundërshtojnë propagandën e regjimit dhe nisma të tjera për të ndihmuar bjellorusët” u shpreh Tsikhanouskaya.
Postimin e saj e ri-shpërndau presidentja Osmani, e cila deklaroi se Kosova gjithmonë do të mbështesë popullin e Bjellorusisë.
“Kosova do ta mbështesë gjithmonë popullin e Bjellorusisë në aspiratën e tyre për të jetuar në liri dhe dinjitet — pa shtypje dhe frikë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me partnerët demokratikë për të siguruar që zërat e tyre të dëgjohen” shkroi Osmani në “X”