Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e ri të Sirisë, Ahmed al Sharaa, në Ankara të Turqisë.
“Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë”, tha Osmani në një postim në Facebook, duke shpërndarë një fotografi nga takimi.
“Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona”.
“Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, u shpreh në fund Osmani. /Gazeta Enigma