Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, me të cilin tha se biseduan lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.
Dyshja u takuan në kuadër të aktiviteteve në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA.
“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, shkroi Osmani në një postim.