Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e Infrastruturës, Liburn Aliun, me tëcilin folën për përgatitjet për pjesëmarrjen e Kosovës në Konferenën Ndërkombëtare për Ndryshimet Klimatike që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Delegacioni do të udhëhiqet nga Osmani, ndërsa pjesëmarrjen në diksutimet, e para e shtetit i cilësoi si moment historik dhe tejet të rëndësishëm për sa i përket angazhimit të vendit në drejtim të implementimit të agjendës klimatike.
“Në takim u diskutua për zhvillimet dhe të arriturat në fushën e përpilimit dhe miratimit të legjislacionit të rëndësishëm në fushën e ndryshimeve klimatike, por edhe për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për një paraqitje sa më të suksesshme të vendit në COP28”.
“Presidentja Osmani dhe Ministri Aliu u dakorduan për bashkërendim të angazhimit dhe komunikimit në muajt në vijim, duke theksuar rëndësinë e madhe të adresimit të suksesshëm dhe efektiv të sfidave të lindura si pasojë e ndryshimeve klimatike me qëllim të garantimit dhe avancimit të mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e presidences.
Tutje, bëhet e ditur se Osmani e Aliu folën edhe për projektet në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndërtimit të infrastrukturës.