Osmani takon ambasadorin e Italisë në Kosovë, ja se çfarë biseduan ata

Osmani takon ambasadorin e Italisë në Kosovë, ja se çfarë biseduan ata

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, raporton Gazeta “Enigma”.

Sips njoftimit të Presidencës thuhet se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, çështjet e sigurisë, ecurinë e procesit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, çështjet e sigurisë, ecurinë e procesit zgjedhor, si dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit”.

“Në mes tjerash u diskutuan çështje të bashkëpunimit bilateral me fokus te mundësitë konkrete për thellimin e këtij bashkëpunimi”, u tha në njoftimin e Presidencës. /Gazeta Enigma/

Related Articles