Osmani takon Erdoganin në Budapest: Kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Turqisë

Osmani takon Erdoganin në Budapest: Kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Turqisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ky takim këtë herë u bë në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se takimet me Erdoganin janë gjithmonë të mirëpritura, e Turqia është shtet mik e aleat i Kosovës.

“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdogan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Enigma

Related Articles