Gjatë qëndrimit në Zvicër, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj finlandez, Alexander Stubb.
Në një postim në Facebook, ajo tha se Stubb është mik dhe përkrahës i Kosovës.
Tutje Osmani shtoi se do të punoj ngushtë me homologun e saj nga Finlanda.
“Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik”, shtoi presidentja. /Gazeta Enigma