Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë në San Salvador, ku ka takuar kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Osmani shkroi se takimi ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për rritjen e komunikimit dhe bashkëpunimit midis dy vendeve,
“Në San Salvador, isha i kënaqur që takova Kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey. Një mundësi e mirë për të diskutuar për rritjen e komunikimit dhe nxitjen e bashkëpunimit me përfitim reciprok midis vendeve tona. Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë me partnerë anembanë globit”, shkroi ajo.