Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeshefën ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright.
Ajo tha se Albrightin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së, për sektorin e energjisë së Kosovës.
“Në New York, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e e cila po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë”, shkroi Osmani.
Më 22 korrik të vitit 2022, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në emër të Kosovës e pati nënshkruar marrëveshjen me MCC-në në vlerë prej 236.7 milionë dollarëshe. /Gazeta Enigma
Osmani takon kryeshefen e MCC-së, e falënderon për marrëveshjen milionëshe
