Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e mësuesit ka takuar mësuesen e saj, Xhevahiren, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas takimit më të Osmani tha se ajo ka triumfuar në një nga betejat më të vështira jetësore, duke e mposhtur dy herë radhazi kancerin.
Tutje ajo ka shtuar se pavarësisht kësaj, ajo me forcë, guxim dhe angazhim të jashtëzakonshëm vazhdon të lërë gjurmë të pashlyeshme në punën e çdoditshme me brezin e ri.
“Dija është rruga më e sigurt për të ardhmen dhe mirëqenien, ndaj mësuese Xhevahire, urime Ditën e Mësueses dhe punë të mbarë e shëndet në misionin tuaj fisnik”, shkroi Osmani. /GAZETA ENIGMA/