Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani ka pasur edhe takime të ndryshme me liderë botërorë.
Osmani bën të ditur se në kuadër të Berlin Global Dialogue, ka takuar ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Arabisë Saudite, Faisal bin Fadhil Alibrahim.
“E falënderova për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe theksova rëndësinë e hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Në prag të Future Investment Initiative që do të mbahet në Riad, diskutuam për mundësitë që kjo platformë ofron për Kosovën për të tërhequr investime të reja dhe për të forcuar lidhjet me tregjet globale”, ka thënë Osmani.
