E para e shtetit, Vjosa Osmani është takuar të enjten me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, në selinë qendrore të NATO-s me të cilin foli për paqen e sigurinë në Kosovë.
“Sot në NATO, në diskutime me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar Osmani.
Gjatë qëndrimit të saj në Bruksel, Osmani është takuar edhe me presidentin e ri të Këshillit Europian, Antonio Costa, si dhe me presidenten e PE-së, Roberta Metsola. / Gazeta Enigma.