Osmani takon senatoren republikane, diskutojnë rëndësinë e bashkëpunimit me ShBA-të

Osmani takon senatoren republikane, diskutojnë rëndësinë e bashkëpunimit me ShBA-të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me senatoren republikane, Joni Ernst.

Gjatë diskutimit, Osmani theksoi rëndësinë strategjike të koordinimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur dhe avancuar interesat e përbashkëta strategjike të të dyja palëve, shkruan Gazeta Enigma.

“Siguria e paqja e qëndrueshme i shërbejnë edhe bashkëpunimit të shtuar ekonomik, si dhe atij në fusha të tjera të interesit të ndërsjellë, andaj mbetemi të përkushtuar për koordinim e komunikim të ngushtë në këtë drejtim”, shkroi Osmani.

E para e shtetit, gjatë qëndrimit të saj në ShBA, gjatë ditës ka zhvilluar edhe takime të tjera./GazetaEnigma/

Related Articles