Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale u bënë simbol i forcës përballë krimeve të Millosheviqit

Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale u bënë simbol i forcës përballë krimeve të Millosheviqit

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, duke thënë se qëndrojmë përkrah të mbijetuarve, të cilët u bënë simbol i forcës përballë krimeve çnjerëzore të regjimit gjenocidal të Millosheviqit.

“Në Kosovë, guximi i tyre trason rrugën për te drejtësia dhe drejt një bote ku dhuna seksuale nuk përdoret më si armë lufte. Zërat e tyre tejkalojnë kufijtë tanë dhe e kthejnë dhimbjen në forcë dhe frymëzim për ndryshim global. Ne ecim përkrah tyre, me krenari dhe përkushtim”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

Related Articles