Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencën për media pas takimit me liderët e partive për situatën politike në vend, është pyetur për mundësin e pjesëmarrjes së saj në zgjedhje.
Osmani tha se do t’i shërbejë qytetarëve të vendit dhe do të punoj për Kosovën, pa treguar se nga cili pozicion.
“Ta shohim si do të procedojmë. Është vështirë të dihet se çfarë do të ndodhë. Unë do t’iu shërbej qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga cili pozicion. Do të jem në Kosovë dhe do të vazhdoj të punoj për Kosovën. Atë vlerësim do ta japin qytetarët”, tha Osmani.

 
											 
											 
											 
											 
											 
											