Osmani uron Krishtlindjen, fton për mirëkuptin meqë po festohet rrethana sfiduese

Osmani uron Krishtlindjen, fton për mirëkuptin meqë po festohet rrethana sfiduese

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët katolikë.

Ajo tha se edhe këtë vit festa e Krishtlindjes po kremtohet në rrethana sfiduese, ndaj ka nevojë për besim të ndërsjellë, mirëkuptim dhe respekt.

“Mirësia, afërsia dhe solidariteti duhet të reflektohen në raport me njëri-tjetrin, duke shtrirë dorën e ndihmës posaçërisht për njerëzit në nevojë. Krishtlindja është simbol i fitores së jetës mbi vdekjen, ndaj duhet të jetë inkurajim për jetën, tolerancën e harmoninë ndërnjerëzore, virtyt, të cilin e ka traditë të moçme populli ynë. Shëndet, mbarësi, paqe e lumturi për secilën familje! Për shumë mote, Gëzuar!”, ka shkruar Osmani.

Mesha kryesore e kësaj feste do të mbahet në Katedralën Shën Nënë Tereza./Gazeta “Enigma”/

Related Articles