Osmani uron Krishtlindjet: Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje

Osmani uron Krishtlindjet: Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje

Presidentja e Kosovës ka uruar Krishtlindjet.

Osmani ka thënë se Krishtlindja është kohë reflektimi e solidariteteti.

Ajo ka thënë se në këtë ditë kremte “le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë”.

Urimi i plotë:

Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm.

Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë.

Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje!

Gëzuar për shumë mot!

Një ministri e dy komuna u gjobitën këtë vit nga AIP-ja – Rritet numri i ankesave nga qytetarët
Read more

Related Articles