Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar kryeministren e parë grua të Japonisë, Sanae Takaichi, për emërimin në këtë pozitë, pas votave nga parlamenti japonez.
“Urime të përzemërta për Sanae Takaichi që u bë Kryeministre e Japonisë. Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj të gjatë me Japoninë, një aleat i palëkundur i popullit tonë”, shkroi Osmani në një postim në X.
“Ne mezi presim të punojmë për të forcuar dhe ndërtuar më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, u shpreh tutje e para e vendit. /Gazeta Enigma