Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar përzemërisht mbretin Charles III për ngjitjen në fron në Mbretërinë e Bashkuar.
Osmani ka kujtuar vizitën e fundit të Charles në Kosovë si princ më 2016, duke thënë se ka besim që lidhjet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij.
“Urime të përzemërta mbretit Charles III për ngjitjen në fron”.
“Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e Madhërisë së Tij ndaj aleancës Kosovë-Mbretërinë e Bashkuar, siç u konfirmua gjatë vizitës së tij në vitin 2016. Ne kemi besim se lidhjet tona do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij”, ka shkruar Osmani në Twitter.