Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar presidente e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, për vazhdimin e dytë të mandatit në këtë pozitë.
Osmani tha se ka pritshmëri që të vazhdojë edhe më tutje bashkëpunimi me miken e Kosovës.
“Ndërsa vazhdoni të udhëhiqni Shtëpinë e Demokracisë së Evropës në këto kohë sfiduese, unë pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe të avancojmë rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Osmani në X. /Gazeta Enigma