Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar besimtarët ortodoks në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve, raporton Gazeta “Enigma”.
Në urimin e saj, Osmani tha se “qoftë kjo festë një burim paqeje, harmonie dhe dashurie në çdo familje”.
“Duke afruar zemrat, forcuar mirëkuptimin dhe sjellë shpresë për ditë më të mira. Uroj shëndet dhe begati për secilën shtëpi! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, thuhet në urimin e Osmanit.
