Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim të ngrohtë me mërgatën shqiptare në Waterbury, Connecticut, raporton Gazeta “Enigma”.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e bashkatdhetarëve dhe dashurinë e tyre të vazhdueshme për vendlindjen.
“Filluam vizitën në SHBA me një takim të përzemërt në mesin e mërgatës sonë në Waterbury, Connecticut! Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë që gjithmonë e mbani gjallë për vendlindjen,” shkroi presidentja Osmani.