Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar Kullën e Konferencës së Bujanit, aty ku 81 vite më parë delegatët e mbledhur në Malësinë e Gjakovës kërkuan me ngulm të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje.
Osmani po ashtu vizitoi Kullën e Mic Sokolit, e cila ndodhet aty pranë.
“Të dyja së bashku janë simbole të gjurmëve historike të qëndresës së pathyeshme të popullit shqiptar”, shkroi Osmani në një postim në Facebook, duke bashkëngjitur fotografi nga vizita. /Gazeta Enigma