Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot nënën Ferdonije, në shtëpinë muze të familjes Çerkezi në Gjakovë, teksa sot shënohet 26-vjetori i rrëmbimit të dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb të bashkëshortit dhe 4 djemve të saj.
“Bashkë me Nënën Ferdonije takuam edhe nënat e tjera të Gjakovës të cilat kanë humbur të dashurit e tyre nga krimet makabre të Serbisë”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
“Eshtrat e dy djemve të Nënës Ferdonije janë gjetur, teksa fati i bashkëshortit dhe dy djemve të tjerë vazhdon të mbetet peng. Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar. Dhimbjen e ka shndërruar në forcë, stoicizëm dhe në kauzë për drejtësi”, deklaroi presidentja.
Presidentja ka shtuar se dhimbja dhe kauza e nënës Ferdonije, “janë të të gjithëve, janë të gjithë Kosovës”.