Presidentja Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik. Po ashtu, thuhet se Presidentja do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
“Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ndërkaq, në selinë e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë, e para e shtetit do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të tjera.
Gjatë kësaj vizite, ajo thuhet se do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet shtetit tonë dhe Selisë së Shenjtë.
