Sot, rrugëve të Kosovës teksa ishte nisur me mbrojtjen e saj në destinacionin e planifikuar një veturë civile po e ndiqte nga pas presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
I menjëhershëm duket se ka qenë reagimi i truprojës së saj, i cili ndaloi eskortën në mes të rrugës, për t’iu afruar me tension veturës së lartë-cekur.
Pasi ia hapi derën, i njëjti shihet teksa e urdhëron për ndërrimin e korsis.