OVL e UÇK-së thirrje për protestën e nesërme: Qytetarët t’i përgjigjen masivisht

OVL e UÇK-së thirrje për protestën e nesërme: Qytetarët t’i përgjigjen masivisht

Protestë masive po pritet nesër në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë njoftuar se kanë paralajmëruar të gjitha institucionet për mbarëvajtjen e saj.

“Në kuadër të organizimit të protestës të paralajmëruar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë bërë të gjitha përgatitjet, kemi kërkuar lejen e Komunës së Prishtinës, është njoftuar Policia e Kosovës, është angazhuar ambulanta kemi bërë kërkesë të kemi një ambulantë nëse ka nevojë. I është dhënë mundësia kushdo që ka dëshirë me marrë pjesë në protestë me autobus. Kemi komunikuar me parkingun Prishtina, ka mbet vetëm nesër me fillu protesta. Folës të kësaj proteste do jene profesoresha universitare, zonja Nevenka edhe organizuesi i kësaj proteste, Hysni Gucati, pastaj do të jetë edhe një bashkëluftëtari joni, kryetari i BDI, Ali Ahmeti edhe një djalë dëshmori”, tha Gazmend Syla.

Syla ftoi sërish qytetarët për pjesëmarrje masive në këtë protestë.

“I ftoj qytetarët që bashkëndjejnë me ne të marrin pjesë në këtë protestë në ora 17:00 në sheshin ‘Skëndërbeu’ për të dërguar një mesazh edhe te bashkësia ndërkombëtare se bashkëluftëtarët tanë nuk janë vetëm, dhe ne do jemi gati t’iu dalim në mbështetje sa herë të jetë nevoja”.

“Organizata e Veteranëve të Luftës fillimisht e ka pasur një fushatë diplomatike, i kemi shkruar shumë institucioneve ndërkombëtare. U kemi shkruar shumë figurave me peshë ndërkombëtare dhe pothuajse u konsumua ajo kohë. Tash ne kemi filluar me këtë protestë dhe ne do të vlerësojmë dhe do të vendosim se a do kemi edhe protesta tjera, por sigurisht që do të kemi, do jemi në mbështetje të bashkëluftëtarëve tonë deri në ditën e gjykimit, por edhe pastaj”, shtoi Syla.

Related Articles