OVL-UÇK fton të bashkoheni në protestën 13 dhjetorit në Shkup

OVL-UÇK fton të bashkoheni në protestën 13 dhjetorit në Shkup

Organizatat e dala nga lufta kanë mbajtur takim me kryetarët e degëve lidhur me përgatitjet e fundit për protestën e 13 dhjetorit, e cila do të mbahet në sheshin “Skendëbeu”, në Shkup.

OVL ka ftuar të gjithë shqiptarët që të bashkohen në këtë protestë.

“Sot, në takimin me kryetarët e degëve, u diskutua lidhur me përgatitjet e fundit për protestën e 13 dhjetorit, e cila do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në ora 13:00 në Shkup. Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në këtë protestë”, thuhet në postimin e organizatës.

Related Articles