Sot kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me dy nënkryetarë, u prit në Ambasadën e Suedisë nga ambasadori Jonas Westerlund.
Gjatë takimit u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat, nga koha e luftës, tek rindërtimi institucional, deri te përkrahja për zhvillimin demokratik dhe shtetndërtimin.
Veteranët kërkuan nga Suedia që të ngre zërin për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës së shqiptarëve për liri.
“Diskutuam shqetësimet tona lidhur me proceset në Dhomat e Specializuara dhe theksuam rëndësinë që ky proces të jetë i drejtë, i paanshëm dhe i mbështetur në të vërtetën”.
“Nga Suedia, si shtet mik dhe partner i qëndrueshëm, kërkuam që ta përdorë zërin e saj për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës sonë çlirimtare”, thuhet në njoftim.