Malisheva dhe Drita kanë luajtur baras 1-1 në një ndeshje shumë të luftuar në Liman Gegaj.
Pjesa e parë ka qenë shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, me Dritën që kishte mungesa të mëdha.
Kamponi në fuqi i Kosovës në këtë ndeshje ishte pa portierin Faton Maloku, mbrojtësin Egzon Bejtullai si dhe dy mesfushorët Rron Broja e Vesel Limaj e sulmuesin kryesor Arb Manaj.
Malisheva rrezikoi dy herë Dritën me Laurent Xhylanin, derisa gjilanasit u kundërpërgjigjën me Jorgo Pëllumbin, por që goditja e tij u ndal nga Ilir Avdylit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e pastër 0-0.
Edhe pjesa e dytë nisi mirë për Malishevën, me Feratin që goditi bukur, por edhe më bukur intervenoj Laurit Behluli duke mbajtur portën e paprekur.
Në minutën e 73-të, Laurent Xhylani doli i vetëm përballë portierit Behluli, por ky i fundit intervenoj për mrekulli.
Drita gjeti golin në minutën e 83-të, kur Jorgo Pëllumbi gjuajti bukur dhe shënoi për 0-1.
E në minutën e 88-të, Xhemal Ibishi realizoi me kokë për të barazuar rezultatin për vendasit në 1-1.
Deri në fund më gola nuk pati dhe dy skuadrat u ndanë në barazim 1-1.
Me këtë barazim dy skuadrat ruajnë pozitat e tyre, me Malishevën në pozitën e katërt me 27 pikë dhe Drita e pesta me një pikë më pak.
