Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka nisur sot protestën para hyrjes së Kanalit të Parë të RTK-së.
“Qëllimi i protestës është që institucionet e vendit urgjentisht të gjejnë zgjidhje për buxhetin, sepse rreth 700 punëtorë të RTK-së janë pa paga”, u tha në njoftimin e SPERTK.
