Qendërmbrojtësi i Monzas, Pablo Mari do t’i nënshtrohet një operacioni sot pas një sulmi me thikë në një supermarket afër Milonos të enjten në mbrëmje.
I huazuari nga Arsenali është në mesin e pesë personave të plagosur në një sulm me thikë në qendrën tregtare Milanofiori di Assago në periferi të Milanos.
Ai u dërgua në spital me një prerje të thellë në shpinë e cila kërkon kirurgji.
Adriano Galliani dhe trajneri Raffaele Palladino e vizituan atë dhe sipas Gazzetta dello Sport, qendërmbrojtësi spanjoll do t’i nënshtrohet një operacioni sot.
“Isha me fat sepse pashë një person të vdiste para meje”, ka thënë fillimisht Mari për Gazzetta dello Sport.
Mari po blinte sende ushqimore me gruan dhe fëmijën e tij kur ndodhi incidenti.
“Po shtyja karrocën me fëmijën tim në ndenjëse. Ndjeva dhimbje të jashtëzakonshme në shpinë dhe më pas ai njeri goditi me thikë në fyt një djalë tjetër”, përfundoi spanjolli.
Pesë persona të tjerë u plagosën dhe dy janë në gjendje kritike për jetën. Njëri, një arkëtar 30-vjeçar, mbeti i vdekur pas sulmit.
Massimo Tarantino, një ish-mbrojtës i Serie A për Napolin, Interin dhe Bolognan, neutralizoi sulmuesin, një 46-vjeçar italian me probleme të shëndetit mendor.
Manifestação da Serie A. https://t.co/hOXI84TtDj— Leonardo Bertozzi (@lbertozzi) October 27, 2022