Paçarizi ironizon me Kurtin: Me rëndësi kemi një Qeveri që po përuron ura

Paçarizi ironizon me Kurtin: Me rëndësi kemi një Qeveri që po përuron ura

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka ironizuar me kryeministrin e dorëhequr, Albin Kurti, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ku po diskutohet për ngërçin institucional.

Me ironi ai tha se me rëndësi që Kosova ka një qeveri funksionale e cila sot ka përuruar urën e dytë në mandatin e vetë.

“Me rëndësi ne e kemi një qeveri funksionale e cila sot ka përuruar urën e dytë në mandatin e vetë. Ura e dytë që është bërë, nuk është pak. Tjetra është që deputetët janë betuar dhe u ec mandati dhe rroga, edhe këtu jemi në rregull. E treta, flamuri kuq e zi vazhdon me qenë stoik në sallën e Kuvendit, çka po të duhet Kryetari i Kuvendit kur e ke flamurin aty”, tha Paçarizi me ironi.

Related Articles