Opinionisti Rrahman Paçarizi ka thënë se zvarritja e rezultateve nga KQZ i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta “Enigma”.
“Mendoj që rezultatet do të vonohen, por më duket se kjo iu shkon për shtati partive politike sepse nuk e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë. Nuk e kanë të qartë nëse duhet t’i ofrohen LVV, kjo e fundit nuk e di se sa deputetë do t’i ketë”, tha Paçarizi në “Rubikon”.
Tutje, Paçarizi theksoi: “Gjithçka është e qëllimshme. Nuk mendoj që është vonesë e rastësishme. Do të shohim edhe zvarritje të tjera”.
Tutje ai ka theksuar se prilli nuk do të gjejë Qeverinë e konstituuar. /Gazeta Enigma/