Paçarizi: LVV-ja ende nuk e njeh Kosovën si shtet, prandaj tallen

Paçarizi: LVV-ja ende nuk e njeh Kosovën si shtet, prandaj tallen

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, tha se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e njeh si shtet Kosovën, prandaj, sipas tij, kjo parti nuk e ka problem të tallet me shtetin.

Paçarizi shtoi se partitë e tjera politike duhet t’i kundërvihen partisë fituese, pasi siç tha ai, “kanë dhënë shumë për këtë vend”.

“Është sjellje joserioze e VV-së, është konsistente në sjelljen e saj ndaj shtetit të Kosovës. Situata është pak më serioze, edhe nëse VV-ja e cila disa herë ka dëshmuar mungesë serioziteti në raport me shtetin e Kosovës, VV-ja është le të themi subjekti i 100 e satë që e ka njohur Kosovën pas shumë shteteve që e kanë njohur. E shfrytëzojnë Kosovën, ende nuk e njohin. Për atë ata e kanë më të lehtë me u tallë me Kosovën dhe nëse për Kurtin, apo për VV-në është normale një sjellje e tillë kaq e papërgjegjshme, një tallje me qytetarët dhe institucionin e Kuvendit, mendoj se partitë e tjera politike duhet t’i kundërvihen kësaj talljeje sepse kanë dhënë shumë për këtë vend, kemi aty parti të cilat edhe persona, që janë angazhuar moti për këtë shtet sidomos nga fundi i viteve ’80 e deri në ditët e sotme. Është derdhur shumë dije, djersë e shumë gjak, për t’u tallur deri në këtë derexhe me shtetin e Kosovës, duke propozuar persona të cilët dihet se nuk e marrin mbështetjen e deputetëve të tjerë”, tha Paçarizi në Rubikon.

Related Articles