Analisti Rrahman Paçarizi ka deklaruar se Kosova mund të hyjë në muajin maj pa qeveri të re, raporton Gazeta “Enigma”.
Duke folur për zvarritjen e procesit ai ka theksuar se muaji prill ka shumë gjasë që të mos mbyllet me një qeveri të re.
“Kur po flasim për këtë periudhë, duhet me pasë parasysh që pothuajse e kaluam marsin, prilli ka shumë gjasë që mos me u mbyll me një qeveri, dmth na me hy në maj pa qeveri, ose në një situatë shumë optimiste në maj me pasë qeverinë. Imagjonin çfarë rezultatesh kish me prodhu një qeveri e cila nis punën në maj. Zgjedhjet e kaluara lokale i kanë fituar partitë të cilat janë në opozitë”, tha Paçarizi në “Rubikon”.
“Albin Kurti i ka humbur. Tash në zgjedhjet parlamentare pavarësisht sa komuna ka pasur opozita aktuale dhe Albin Kurti, gjithku, në krejt komunat e Kosovës me katër përjashtime ka fituar lëvizja e Albin Kurtit. Dhe tash në zgjedhjet lokale prapë kanë me u matë muskujt. Koha është e shkurtë”, u shpreh Paçarizi. /Gazeta Enigma/