Paçarizi: Nëse veç një votë është keqpërdorë, drejtësia duhet të shkojë deri në fund

Paçarizi: Nëse veç një votë është keqpërdorë, drejtësia duhet të shkojë deri në fund

Opinionisti Rrahman Paçarizi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se nëse edhe vetëm një votë është keqpërdorë, sipas tij, drejtësia duhet të shkojë deri në fund.

Ai tha se nëse duam shtet të së drejtës, u shpreh se duhet ta ndjekim drejtësinë deri në fund.

“Nëse janë 10 vota, nëse është një votë që është keqpërdorë, drejtësia duhet të shkojë në fund, nuk është arsyetim a është vetëm një deputet, se nuk bëhet nami për një deputet”.

“Nëse po dojmë shtet të së drejtës, duhet ta ndjekim drejtësinë deri në fund dhe në këtë pikë, nëse Vetëvendosje është e bindur që ka pasur keqpërdorime, ose LDK-ja është e bindur që ka pasur keqpërdorime, kushdo qoftë, duhet me e ndjek deri në fund drejtësinë”, u shpreh tutje Paçarizi.

Related Articles