Analisti politik, Rrahman Paçarizi është shprehur se nuk ka ndonjë rrezik real sa i përket një lufte në Kosovë, e që iniciator është Serbia.
Ndër të tjera, në Rubikon të Klan Kosova, Paçarizi shprehet se edhe pse Serbia ka një ushtri, Kosova e ka KFOR-in.
“Kur do të bësh luftën, e bën, por nuk ka fuqi me bë luftë, nuk jemi duke folur për Kurtin, se kohëve të fundit nuk ka pasur deklarata ku ky thotë se do të ketë luftë”, shprehet Paçarizi.
“Normalisht se bë vazhdimësi Kosova e potencon rrezikun nga Serbia, edhe zoti Konjufca së fundmi në takim me kryeparlamentaren sllovene, tha se Serbia është duke i përgatitur, dhe kjo është e vërtetë, duke i përgatitur ato grupet, por tash për tash nuk ka ndonjë rrezik real nga Serbia, sepse grupi i Radoiçiqit nuk ka më qasje në Kosovë, është në Serbi”.
“Serbia ka ushtri, por Kosova e ka ushtrinë tjetër, e ka KFOR-in”, tha tutje analisti.