Paçarizi: Partive politike u duhen njerëzit e paarsimuar e pa mendim kritik

Paçarizi: Partive politike u duhen njerëzit e paarsimuar e pa mendim kritik

Opinionisti, Rrahman Paçarizi, në një deklaratë për media ka thënë se partive politike në vend u duhen njerëz të paarsimuar e pa mendim kritik, për të mbajtur pushtetin, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas tij kjo shoqëri nuk e do një person si Avdullah Hoti për kryeministër sepse i duket shumë i butë.

“Kjo shoqëri i do liderët brutalë. Një shoqëri e cila Avdullah Hotin thotë shumë i mençur, shumë modest, por i butë, si për Finlandë… Liderë të tillë do të vijnë derisa te zhvillojmë sistemin e arsimit. Asnjë parti politike nuk ka tentuar të bëjë reformë në arsim, sepse u duhen njerëz të paarsimuar pa mendim kritik”, deklaroi opinionisti Rrahman Paçarizi në “Rubikon”.

“A keni dëgju ndonjëherë të vetme, prej 2017 një mendim ndryshe në Vetëvendosje? Kemi pasur dy-tri herë, por kanë ecur ata. Ata nuk janë pushkatu, por ata nuk janë më në LVV, madje as në politikën kosovare sepse diskreditohen prej falangave, të cilët janë në shërbim të akomodimit të Kurtit”, tha ai.

“Partia GUXO është parti e hidhërimit, është ndërtuar në një moment të caktuar, ka marrë shumë vota sepse ka marrë elektorat të LDK-së duke e ndërtuar për dy vjet më herët, edhe në fushatë zgjedhore, diskursin e përbashkët të LDK-së dhe Vetëvendosjes. Nuk mund të thuash sot jemi me LVV-në, e nesër jo nuk jemi. Rrudhja e LDK-së është për pasojë e diskursit të LDK-së gjatë fushatës së vitit 2019 sepse të dyja kanë konsideruar bashkë se do t’ia japin shkelmin e fundit PDK-së, por kjo nuk ka ndodhur”, u shpreh Paçarizi. /Gazeta Enigma/

Related Articles