Paçarizi për bisedat Mihali-Krasniqi: Informata më shumë ka Krasniqi

Paçarizi për bisedat Mihali-Krasniqi: Informata më shumë ka Krasniqi

Opinionisti Rrahman Paçarizi këtë të hënë ka folur në lidhje me bisedat e publikuara mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, raporton Gazeta “Enigma”.

Paçarizi në “Rubikon” në Klan Kosova ka deklaruar se Krasniqi ka më shumë informata, ndërkaq Mihali sipas tij nuk del person shumë i fuqishëm.

“Zonja Mihali e cila u sulmua sot më së shumti, këtu nuk del person shumë i fuqishëm. Në bindjen time, nga ky komunikim, Nagip Krasniqi e ka një lloj fuqie e cila i buron prej diku, ndoshta i buron tek përfshira e drejtpërdrejt në shitblerje”.

“Ndërkohë që zonja Mihani është e përfshirë në detyrën që e ka, do të thotë për t’i furnizuar me informata, personave të cilëve u duken informata. Në një moment i kërkon më shumë informata Nagip Krasniqit, për t’i furnizuar njerëzit, deputetët e VV-së dhe ministrat, përkatësisht ministren Artane Rizvanolli se thotë i duhen informatat, por Krasniqi sillet me njëfarë lloj shpërfillje”.

“Informata më shumë ka z.Krasniqi, ndërkohë që zonja Mihali këtu shihet goxha e zënë ngushtë, sepse i kërkon informata të cilat i duhen për t’ua përcjellur njerëzve përgjegjës të Vetëvendosjes, në kohën kur diskutohej për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për këtë çështje”, është shprehur tutje ai./Gazeta Enigma/

Related Articles