Opinionisti Rrahman Paçarizi në një deklaratë për media tha se kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka program interesant dhe sipas tij, premtimet i ka të bazuara, raporton Gazeta “Enigma”.
“PDK e ka një program interesant, premtimet i ka të arsyetuara mirë. Mendoj që z. Hamza po i arsyeton mjaftueshëm, ajo që po i mungon z.Hamza, në kohë fushate, kësaj oferte programore, PDK është dashtë me iu qasë me një plasim më agresiv të programit. Sepse dinamikat e fushatës e lypin më agresive, jo sikur që është krejt normale”, tha Paçarizi në “Rubikon”.
Paçarizi ndër tjerash theksoi se bllokada institucionale është shkaktuar nga sjelljet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
