Paçariz: Kundërshtimi i VV-së ndaj Listës Serbe është lojë, kemi parë incizime ku drejtoheshin me ‘’vëlla’’

Paçariz: Kundërshtimi i VV-së ndaj Listës Serbe është lojë, kemi parë incizime ku drejtoheshin me ‘’vëlla’’

Analisti politik, Rrahman Paçarizi në një deklaratë për media ka thënë se kundërshtimi i VV-së për Listën Serbe, sipas tij është një lojë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Paçarizi është shprehur se pak vite më parë, ka pasur bashkëpunim vëllazëror të VV-së me Listën Serbe, përcjell Klankosova.tv.

“Loja e tashme me gjoja kundërshtimin e Vetëvendosjes për Listën Serbe, sepse vetëm pak vite përpara ne kemi parë një bashkëpunim të frytshëm, të ngushtë dhe goxha vëllazëror mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe”, tha ai në “Rubikon”.

“Ne i kemi parë incizimet ku e quajnë njëri-tjetrin edhe “vëlla”. Unë e di që nuk i ka thënë vëlla, vëlla, por ka treguar një afërsi. Ku u bë Mimoza Kusari me Milan Radoiçiqin me u drejtu me “vëlla”, edhe për çka, për pagat e veteranëve, kjo është shumë e rëndë”, u shpreh tutje Paçarizi.

Related Articles