Paçarizi për Kurtin: Zëvendësoi Konjufcën me Bashën me idenë që s’e voton opozita

Paçarizi për Kurtin: Zëvendësoi Konjufcën me Bashën me idenë që s’e voton opozita

Analisti Rrahman Paçarizi në një deklaratë për media tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e zëvendësoi Glauk Konjufcën me Dimal Bashën dhe vendosi këtë të fundit për të mos e votuar opozita, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se ende nuk mundet ta kuptojë këtë, duke e quajtur edhe “çmenduri”.

“E di që nuk i ka qitë njerëzit e duhur si kandidatë dhe ju thotë njerëzve mos i votoni ata, po votomni mu. Albin Kurti thotë votomni mu, sepse tash prej kësaj ndoshta mundet me u kriju ideja se pse ky nuk i zgjedh njerëzit që kishin fitu pa ndonjë telashe serioze. Sepse ky nuk do me iu bë askush shok”, tha Paçarizi në “Rubikon”.

Paçrizi tha se do të vazhdojë ta përmend përzgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar që qytetarët dhe partitë politike ta kuptojnë se çfarë i ka ndodhur Kosovës.

Related Articles