Paçarizi: Si shoqëri po hyjmë në gjynah me veteranët pasi ata nuk janë komandant të pasuruar nga lufta

Paçarizi: Si shoqëri po hyjmë në gjynah me veteranët pasi ata nuk janë komandant të pasuruar nga lufta

Opinionisti Rrahman Paçarizi vlerëson se veteranët në protestën e sotme dhanë leksione se si duhet të bëhen organizime të tilla, veçse si shoqëri në vazhdimësi jemi duke dështuar në raport me ta.

“Sot kemi parë një protestë shembullore të veteranëve, ish-ushtarët treguan se respektojnë institucionet, policinë e në fund pas protestës tetë orëshe edhe mblodhën mbeturinat e mbetura nga mbajtja e protestës”.

“Kjo zhurmë vjen e bëhet e panevojshme dhe gjithë shoqëria vjen e bëhet sikur nuk e ka merituar mundin, gjakun e atyre që i kanë çliruar dhe na e kanë mundësuar që edhe ne sot të jemi këtu. Si shoqëri ne po dështojmë në raport me veteranët. Por, kjo nuk është hera e parë që po dështojmë – ne kemi dështuar me veteranët kur i kemi ofenduar veteranët e vërtetë duke i fryrë listat. I kemi ofenduar duke fut në lista njerëz që nuk kanë qenë veteranë të vërtetë dhe me ata që nuk i kanë përmbushur kushtet e caktuara me ligjin”.

Paçarizi, në Rubikon në Klan Kosova, thekson se si shoqëri jemi duke hyrë në gjynah me veteranët pasi ata nuk janë komandant të pasuruar nga lufta dhe të njëjtit po përdorën politikisht.

“Në disa dimensione ne si shoqëri jemi treguar si shoqëri e pandershme me veteranët e UCK-së, ata sot na kanë mbajt një leksion se qysh duhet vendi pasi kanë protestuar në mënyrë paqësore. Veteranët shihen se jetojnë nga një pagë e mjerë dhe nuk janë komandantë të pasur, por janë njerëz që kanë luftuar dhe kjo shihet nga veshja dhe lëkura e tyre”.

“Tash e sa vjet jemi duke hyrë në gjynah me këta njerëz si shoqëri. Këtë po e vazhdojmë edhe duke i nxjerrë nga ligji siç po bën qeveria tash dhe duke u përpjekur që të përdoren për qëllime politike të gjithë ata” tha Paçarizi.

Related Articles