Pacienti i Entit Special në Shtime ikë për të disatën herë, Policia vihet në lëvizje për ta gjetur

Nuk janë të rralla rastet kur pacientët në Qendrën Integruese Rehabilituese të të sëmurëve kronikë-psikiatrikë ikin nga ky institucion dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Shpesh ata nuk kthehen për ditë e javë të tëra, derisa Policia t’i gjejë në qytete të ndryshme të vendit.

Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me pacientin V.P, i cili është larguar para dy ditësh nga kjo qendër, në orët e mëngjesit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kjo nuk është hera e parë që i njëjti ka ikur nga kjo qendër, pasi edhe më parë është larguar dhe e kanë rikthyer sërish për rehabilitim.

Sipas informacioneve të para, i njëjti në të shumtën e rasteve kur është zhdukur, e kanë gjetur te familjarët e tij.

Pasi rasti është denoncuar në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të ndërmerren veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

Related Articles