Sot mbahen zgjedhjet lokale në vend, ku qytetarët mund të votojnë për kryetarë të komunave dhe Kuvende Komunale. T7 po qëndron në të gjitha komunat e vendit për të sjellë informacionet e fundit nga atje.
Nga komuna e Gjilanit T7 ka raportuar nga Spitali ku gjenden një numër jo i madh i pacientëve të cilët kanë shprehur interesim për të shfrytëzuar të drejtën e tyrë për të votuar.
Njëri nga pacientët që po trajtohet në këtë spital ka thënë se askush nuk ka shkuar për t’i pyetur nëse kanë votuar apo jo.
“Po normalisht, jemi të interesuar por s’ka ardhë askush me na pyet. Mendoj që këto zgjedhje janë më të rëndësishme për ne se ato nacionale. Probleme ka shumë, në arsim, edhe në mjekësi siç po e shihni, mjekët nuk rrinë shumë me pacientë, njihemi si me qenë në faj”, ka thënë një nga pacientët.