Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova pritet të ketë dy njohje nga shtete shumë të mëdha, ai ka thënë se njohjet janë afër.
Ai po ashtu ka thënë se bën punë më të madhe se e gjithë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Një po ju them. Sot nuk po du të jem arrogant por mund të ju them se krejt ministrinë e jashtme në njërën dhe unë në anën tjetër, unë po bëj punë më të madhe se krejt ata. Nuk po quhem arrogant. Atë që mundem të arrit unë, këta në ministrinë e jashtme iu duhen 10 vjet”, ka thënë ai në ATV.
”Po e shoh që nuk kanë aftësi të bëjnë atë që unë e bëj me një telefonatë. Unë i kam 72 vjet dhe nuk jam i rastit. Kam ardhur ndalëgadalë. Në rrugëtimin tim që e kam bërë nuk është një gjë që e mëson dikush por është e lindur. Që gjithmonë të respektosh dikën. Gjithmonë ta shtrish dorën. Miqtë e mi nuk i kam demoralizuar kurrë në jetë dhe i kam ruajtur si sytë e ballit”, shtoi ai.