Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka falënderuar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për pritjen në me rastin e shënimit të 247 vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ishte një ngjarje e organizuar mirë dhe me shijë.
“Mbrëmë në ambientet elegante të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën patronatin e ambasadorit Hovenier, ishte organizuar një pritje për të shënuar 247 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së”, ka shkruar Pacolli.
“Aty ishin shumë miq dhe dashamirë të ShBA-së, mes tyre edhe unë me bashkëshorten time Mashen. Ishte një event i organizuar mirë dhe me shije. Faleminderit Amerikë, faleminderit Ambasador Hovenier”, ka thënë ai tutje.