Pacolli: Gazetari amerikan që u vra në Ukrainë ishte mik i UÇK-së

Pacolli: Gazetari amerikan që u vra në Ukrainë ishte mik i UÇK-së

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se gazetari amerikan që u vra në Ukrainë e donte shumë Kosovën.

Ai theksoi se Brent Renaud, ishte mik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pacolli shtoi se Renaud, kishte punuar në vendin tonë.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Brend Renaud dhe kolegëve të tij. Brent ka punuar në Kosovë dhe ishte i dashuruar me këtë vend. Ai e quajti veten “mik të UÇK’së” pasi ishte mik i një Kosove të lirë. Prehu në paqe”./Gazeta Enigma/

Related Articles